Aplikacion
Kurti ka thënë se Vetëvendosja është e gatshme për zgjedhje të reja, porse opozita duhet të bëhet gati. Ai ka folur në panairin e 23-të EXPOKOS.
“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti. Kurti së fundmi u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me të cilin diskutoi edhe për zgjedhjet.
Ka thënë se të gjitha partitë duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit. /ZOOM.AL/