Aplikacion
Pak kohë më parë ai bëri përgjegjës kryeministrin për arrogancën ndaj partnerëve ndërkombëtarë apo dështimet me Asociacionin dhe çështjen e KiE.
Tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka lëshuar akuza edhe më të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”.
Sipas tij, ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi.
“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai për “Klan Kosova”.
Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.
“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj. /ZOOM.AL/