zoom

Bota

Hapet “Kutia e Pandorës”! I përlyer në skandal edhe kumbari i Vuçiçit dhe Gjukanoviçit

“Pandora Papers” zbuloi mbi 12 milionë dokumente që tregojnë kompanitë dhe investimet në offshore të qindra politikanëve mes tyre edhe krerë shtetesh.

Në mesin e tyre është edhe ministri serb Sinisha Mali. Një emër me peshë të madhe politike dhe që lidhjet e tij të biznesit shtrihet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë dhe kjo lidhet sa i përket biznesit të hidrokarbureve, naftës.

Ai është ministri i Financave të Serbisë. Mali në skandalin e Pandora Papers rezulton të ketë fshehur pasuritë, duke u cilësuar si kumbari i Vuçiç dhe Gjukanoviç.

Por Mali eshte dhe miku i ngushtë i Richard Grenelll, ish-emisari amerikan për çështjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Grenell ishte i besuar i presidentit Trump atë kohë, duke bërë të mundur edhe ndërmjetësimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në zyrën ovale të presidentit amerikan.

Në pushimet e fundit të Grenell këtë vit, ai bëri një tur duke shëtitur në Serbi dhe më pas në plazhet shqiptare.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, shoqëruesi i tij ishte pikërisht ministri i Financave të Serbisë, Sinisa Mali.

Grenell publikoi në Instagram një foto me të madje në Instastory shihen të dy teksa shijojnë jetën e natës në një nga klubet e Beogradit.

“Përherë kalohet koha mirë me Sinisha në Beograd”, do të shkruante Grenell në rrjetet sociale.

Postime të lidhura