zoom

Politikë

Haliti i PDK: Kurti e ka mendjen më shumë te zgjedhjet, sesa te problemet e Kosovës!

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se kërkesat e Kurtit për ndarjen e integrimit nga dialogu me Serbinë, janë të logjikshme dhe të dëshirueshme.

Haliti tha se dëshira e të gjithëve në Kosovë është që integrimi i Kosovës të bëhet pa kushte.

“Kërkesat e Kurtit, janë të logjikshme dhe të dwshirueshme jo vetëm për Kurtin, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosoves. Kjo kërkesë do ishte e papranueshme për faktorin ndërkombëtar menjëherë pas përfundimit të luftes, nëse ne do instalonim pushtetin tonë dhe do vendosnim e zbatonim ligjet evropiane në çdo aspekt.

Pra dëshira e Albinit dhe po besoj e të gjithëve në Kosovë është që integrimi i Kosoves të bëhet pa kushte dhe i lehtësuar”, tha Haliti për “Gazeta Blic”.
Deputeti thotë se Kosova është një ndër pikat më të nxehta nga ku mund të destabilizohet rajoni, e për ta stabilizuar duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

“Por populli thotë “dardha e ka bishtin prapa” dhe dëshirat tona në këtë variant janë të parealizueshme. Pra, është njëra anë e medales, ana tjetër është presioni ndërkombëtarë për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij.

Sipas analizave politike e të sigurisë që janë bërë nga ndërkombëtarët, Kosova është njëra nga pikat e nxehta nga nga ku mund të destabilizohet rajoni, prandaj për ta stabilizuar duhet fillimisht me u zbatu marrëveshjet dy palëshe e shumëpalëshe, që dmth, stabilizimi i raporteve në mes palëve në Kosovë përmes themelimit të Asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjeve tjera të nënshkruara në Bruksel”, theksoi ai.

Sipas Halitit, kryeministri Kurti më shumë e ka mendjen tek zgjedhjet e ardhshme, sesa tek zgjedhja e problemeve të Kosovës.

“Sipas meje Albini dhe ekipi i tij janë bërë të bezdishëm dhe të pasinqertë me deklarimet e tyre. Si duket akrobati politik Albin Kurti mendjen e ka më shumë tek zgjedhjet a ardhëshme se sa për ti zgjedhë problemet e Kosoves dhe krijimit te besueshmërisë me partnerët strategjik”, përfundon Haliti.