Aplikacion
Ivana Knoll, që është konsideruar tifozja më seksi e stadiumit, të paktën për Kroacinë, ishte e pranishme për t’i dhënë kurajë kombëtares kroate.
Që nga Kampionati Botëror 2022, kur Knoll ra në sy për herë të parë mes tifozeve të zjarrta të stadiumit, objektivi i paparacëve nuk mund të kalojë pa e vënë re në çdo ndeshje të Kroacisë.
Në ndeshjen e Kroacisë me Shqipërinë, tifozja seksi ishte sërish e veshur me simbolet e flamurit kroat, të kuqe dhe të bardhë, dhe ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet e ndeshjes që përfundoi në barazim.
Sfidën e radhës, ekipi kroat e ka me Italinë, dhe, me siguri, Ivana do të jetë përsëri aty për t’i dhënë mbështetje skuadrës së saj dhe të gjithë tifozëve. /ZOOM.AL/
Gazetarja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK