zoom

Aktualitet

Gruaja kërkon drejtësi për vrasjen e burrit në 1997, kërcënohet nga 56-vjeçari: Mos vazhdo gjyqin

Një grua e ve, e cila kërkon drejtësi për vrasjen e vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1997, është kërcënuar nga një person që të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për këtë ngjarje.

Gruaja me iniciale M.M. ka denoncuar në polici se është kërcënuar në Tepelenë në datë 2 Qershor 2022.

Ajo thotë se ka qenë një burrë që e kërcënoi të mos ndiqte më seancat gjyqësore për vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1997.

Por pas marrjes së denoncimit nga gruaja, Policia e Tepelenës ka identifikuar autorin. Ai është Viktor Llakaj 56 vjeç nga Fieri, i cili është shpallur në kërkim policor. /Zoom.al