zoom

Politikë

Grida Duma padit Erion Veliajn/ Dosja e plotë e dërguar në gjykatë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Padia është bërë mbi akuzën e shpifjes. Bëhet fjalë për një deklaratë të Veliajt si kundërpërgjigje ndaj Grida Dumës, e cila e akuzoi kryebashkiakun se e kishte kthyer Tiranën në vend ku po ndërtonte edhe mafia italiane e Ndrangheta-s.

Zoom.al po boton të plotë deklaratën e Veliajt dhe padinë e Grida Dumës.

Deklarata e Veliajt:

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”.