zoom

Aktualitet

“Greva në Rinas, e organizuar nga Edi Rama. Marifet i pisët”. Reagon Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas kërcënimeve të qeverisë ndaj kontrollorëve dhe akuzave të hedhura nga Edi Rama dhe ministrja Balluku ndaj Sali Berishës dhe presidentit Meta.

Basha thotë se pas grevës qëndron vetë Edi Rama.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj përdor çdo marifet të pistë. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Edi Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruajti Basha.

Në media, analistë të ndryshëm hodhën dyshime se Rama po e sajon këtë grevë për të fajësuar Berishën dhe Metën, për t’i bërë ata të duken si e keqja e vendit. /Zoom.al