Aplikacion
Por gjatë hulumtimeve dhe intervistave në terren, rezulton se në Greqi lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonalë me kontratë punë, të cilët duhet të kenë me vete formularin e regjistrimit dhe rezultatin e tamponit negativ.
Mësohet se ditën e djeshme dogana ka marrë një urdhër tjetër, sipas të cilit nuk do të lejohet askush të kalojë kufirin, përveç punëtorëve sezonalë.
Kapshtica vazhdin të jetë e mbyllur për të gjithë udhëtarët e tjerë, përveç punonjësve sezonalë, të cilët rreth një muaj më parë janë lejuar të kalojnë në Greqi. Punonjësit sezonalë duhet të paraqiten në doganë me formularin e regjistrimit, kontratën e punës dhe tamponin negativ. Ndërkohë në doganën greke punonjësit sezonalë do t’i nënshtrohen testit të shpejtë, për tu konfirmuar vërtetshmëria e tamponit negativ.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të vendit tonë, deri me datën 28 qershor pritet që të jenë në fuqi këto masa ndërsa me këtë datë shteti fqinj mund të lehtësojë rregullat.
/Ora News/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë