zoom

Slider

Grasshoper shkatërron Bazelin, Abrashi protagonist në golin e dytë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka qenë protagonisti në fitoren 3-1 që Grasshoper arriti Bazelit në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit zviceran.

Grasshoper ka fituar ndaj rivalëve historikë, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

Te Bazeli, mungonte Taulant Xhaka, i cili vuan ende pezullimin nga sezoni i kaluar.

Goli i rezultatit të përkohshëm 2-0 erdhi pikërisht nga këmbët e Abrashit.

Mesfushori shërbeu për Morandin në minutën e 16 të ndeshjes pas një aksioni spektakolar nga e djathta, duke dhënë më pas asistin perfekt për shokun e skuadrës.

Kjo ishte fitorja e parë e Grasshoper në këtë sezon, ku do të tentojë që të renditet me skuadrave që luftojnë për një vend në zonën e Europës. /zoom.al/