Aplikacion
Për mesfushorin me orgjinë shqiptare ende nuk dihet nëse do jetë apo jo në fushë, e vërteta do të mësohet vetëm pas analizave mjekësore përkatëse.
“Ne praktikuam gjuajtjet e penalltive para ndeshjes me Italinë. Në përpjekjen time të parë ndjeva diçka në kofshën e majtë. Kjo është arsyeja pse unë anashkalova stërvitjen të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte sërish mirë. Por në lojë, ndaj Italisë e ndjeva sërish pas 15 minutash.
Fatmirësisht kemi mjekë shumë të mirë që më dhanë diçka për të. Isha në gjendje të luaja të gjithë ndeshjen më pas, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Do t’i nënshtrohem një rezonace magnetike për të parë saktësisht se çfarë kam. Por unë kam shtatë ditë tani për të trajtuar gjithçka”, tha ai. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike