zoom

Slider

Granit Xhaka debaton ashpër me italianin Conte, shqiptari bëhet hit në mediat britanike | VIDEO

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte dhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, u përfshinë në një debat të ashpër teksa zemërimi u ndez në veri të Londrës.

Arsenali kaloi në një epërsi me dy gola ndaj rivalëve të tyre në pjesën e parë përmes një autogoli nga portieri Hugo Lloris dhe një goditje të shkëlqyer nga distancë e Martin Odegaard.

Por ndeshja u bë më e zjarrtë në pjesën e dytë kur Cristian Romero shkaktoi faull ndaj Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar u rrëzua duke shtrënguar kyçin e këmbës, dhe protestoi te gjyqtarin Craig Pauson, i cili nuk ndërmori asnjë veprim të mëtejshëm kundër Romeros, i cili rrezikoi të përjashtohej me të kuq, pasi mori më parë një të verdhë.

Conte u zemërua me thirrjet e Xhakës për ndëshkim të mëtejshëm dhe i bërtiti 30-vjeçarit. Kjo çoi në shkëmbimin e fjalëve me Xhakën që i bërtiti trajnerit të Spurs përpara se italiani të bënte gjeste me duart e tij.

Edhe trajneri Mikel Arteta dukej sikur ishte gati të përfshihej para se të qetësohej nga një anëtar i stafit të tij.

Situata u tensionua më tepër në fund të ndeshjes me një tifoz të Tottenhamit që goditi me shkel portierin Aaron Ramsdale nga tribuna pasi Ramsdale dhe Richarlison patën një debat të ashpër. Sërish Xhaka ishte protagonist duke shkuar me vrap te shoku i skuadrës. /zoom.al/