Aplikacion
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e ndodhur një ditë më parë në një argjendari në zonën e Kamzës.
Sipas raportimeve, vlera e bizhuterive të marra nga autorët llogaritet rreth 7 milionë lekë. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në argjendari, morën sende me vlerë dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të rindërtojnë lëvizjet e autorëve pas grabitjes. Dyshohet se ata janë larguar në drejtim të Zallherrit me motor, duke mbajtur maska gjatë gjithë itinerarit.
Në një moment, autorët kanë humbur kontrollin dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë vijuar arratisjen.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka shoqëruar për verifikim disa persona me precedentë penalë në zonë, për të parë nëse kanë lidhje me ngjarjen.
Pavarësisht kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera deri tani, autorët ende nuk janë identifikuar. Hetuesit po analizojnë provat dhe pamjet filmike, ndërsa rezulton se nga argjendaria janë marrë sende ari dhe argjendi.
Në polici është marrë në pyetje edhe punonjësja e dyqanit, e cila ka deklaruar se gjatë grabitjes ndodhej në pjesën e pasme të argjendarisë dhe nuk është përballur me autorët.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore