zoom

Politikë

Grabitja e biznesmenit/ Salianji: Krimi nuk ka frikë nga qeveria pasi janë ortakë në zgjedhje

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit të saj, Ervin Salianji në lidhje me ngjarjen e rëndë të grabitjes së biznesmenit në Nikël të Krujës. Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua nga 10 persona të armatosur, duke i marrë 120 mijë euro.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej grabitësve del nga muri rrethues i vilës, tejet i qetë.

“Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!”- shprehet Salianji.

Në reagimin e tij publik ai thekson se “qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet. Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!”