Aplikacion
Sipas mediave të huaja, lajmi vjen pas njoftimit të fundit të Microsoft se do të investonte 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme në ndërtimin e infrastrukturës së re Cloud dhe Inteligjencës Artificiale të Malajzisë. Kryeministri Anwar Ibrahim përshëndeti investimin e Google si një shenjë besimi në qeverisjen dhe ekonominë e Malajzisë.
Anwar tha të enjten se investimi pritet të shtojë 3.2 miliardë dollarë në ekonomi dhe të krijojë 26,500 vende pune deri në vitin 2030. Google tha në një deklaratë se qendrat e reja do të zhvillohen në një park biznesi në shtetin Selangor të Malajzisë qendrore, për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbimet cloud dhe për programet e arsimimit të inteligjencës artificiale për studentët dhe arsimtarët malajzianë. /ZOOM.AL/
Akuza se u vendos në shërbim të Suel Çelës, Artan Hoxha: S’kam bashkëpunuar me organizata kriminale