zoom

Lajme

Gonxhja merr zëvëndësministër këshilltarin që kishte në DPSHTRR. Ndryshime në qeveri

Blendi Gonxhe po shënjon territorin edhe në qeveri.

Me vendimin e fundit, zëvëndës ministër i Gonxhes, në ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar bashkëpunëtori i tij i afërt nga DPSHTRR. Bëhet fjalë për Sokol Dumën, që gjatë drejtimit të Gonxhes në këtë drejtori, mbante rolin e këshilltarit.

Zëvëndës tjetër i Gonxhes është emëruar edhe ish-aktivisti i nismës “Thurje”, Endrit Yzeiraj. Lëvizjet vijnë si pasojë e ndarjes së ministrisë së Financave nga Ekonomia  dhe krijimi i superminsitrisë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Po ashtu Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërkohë Adela Xhemali është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave. Ndërsa Vasilika Vjero është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Në janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama propozoi futjen e Blendi Gonxhes në kabinet, duke i dhënë atij tre portofolat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit. Vendimi la “papunë”, Elva Margaritin, e cila më herët drejtonte Kulturën./Zoom.al