zoom

Politikë

Nga Qeveria me “pesha të rënda”, tek ajo me teknicienë. Ç’tregon kthimi i Gonxhes pranë Ramës

Nuk pati jetë në format të plotë as për pesë muaj Qeveria e riformatuar e kryeministrit Edi Rama.

“Peshat e rënda” socialiste me të cilët e nisi “maratonën” qeverisëse në vitin 2013 kanë rënë njëri pas tjetrit, shumica për dosje korrupsioni dhe abuzimesh nga SPAK, të dënuar, arrestuar, nën hetim apo nën akuzë nga drejtësia aktualisht.

Të tjerë të shkarkuar, ulur në detyrë apo lëvizur dhe tani i kanë mbetur vetëm “teknicienë”.

Ditën e sotme u mësua se Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më në krye Blendi Gonxhen.

Me krijimin e kësaj ministrie, drejtuesja aktuale e Kulturës Elva Margariti largohet nga kabineti qeveritar, detyrë të cilën e mori në dhjetor 2018. Ervin Mete do të ketë vetëm Financat, kurse emri i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve pritet të konfirmohet në vijim.

Me këto ndryshime duket si një “count down” i Ramës, pasi e nisi karrierën me Blendi Gonxhen në Bashki dhe duket se do e ketë përsëri pranë si “udhëtar” në rrugëtimin që mund të jetë edhe i fundit në qeverinë me teknicienë. /ZOOM.AL/