zoom

Aktualitet

Goditi me sende të forta dy persona, arrestohet 37-vjeçari! I sekuestrohet arma me fishekë manovër

Goditi me sende të forta dy persona, arrestohet 37-vjeçari! I sekuestrohet arma me fishekë manovër

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dy persona dhe ka qëlluar në ajër me një armë që mbante fishekë manovër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit, në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 37 vjeçari me iniciale K.K., ka sulmuar fizikisht shtetasit me iniciale B.Xh., 66 vjeç dhe A.Xh., 61 vjeç, kushërinj mes tyre.

Blutë pas ngjarjes arrestuan autorin e dyshuar, ndërsa dyshohet se 37-vjeçari ka përdorur edhe një armë me fishekë manovër për të qëlluar në ajër gjatë përplasjes.

Arma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Durrës/ Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.

Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..

37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.