Aplikacion
Incidenti ndodhi pasi Këshilli vendosi të rriste çmimin e ujit për qytetarët, teksa opozita protestoi.
Policia tha se ai u procedua pas shoqërimit për veprat penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “prishja e qetësisë publike”.,
“Ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/