zoom

Aktualitet

Gjyshërit rrëmbyen nipin 3-vjeçar, nusja: Vjehrra më tha se kishte plan, do e zgjidhte me Kanun…

Makthi për rrëmbimin e fëmijës mori fund, por dalin nga dëshmitë dhe detaje të reja të konflikteve të nuses me vjehrrit pas vdekjes së bashkëshortit në aksident.

Ilja, nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer nga gjyshja, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, ka treguar më shumë detaje për ngjarjen.

Nëna e vogëlushit tha se vjehrra kishte plan për ta rrëmbyer 3-vjeçarin. Sipas saj, njerëzit e burrit, që kishte ndërruar jetë nuk e linin të dilte nga shtëpia.

“Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.

Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.

Pas gati një jave i rrëmbyer dhe arrestimeve të policisë, e dyshuara u detyrua ta dorëzonte fëmijën në Prokurorinë e Durrësit ditën e shtunë. /ZOOM.AL/