Aplikacion
Deputetët e PD-së kishin ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre në gjykatë dhe sot fituan betejën kundër Kuvendit.
Nesër të gjithë deputetët përfshirë Flamur Nokën e Gazment Bardhin do të marrin pjesë në seancë plenare.
Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, dhe aplikohet menjëherë.
23 deputetë të opozitës u përjashtuan 40 deri në 60 ditë pas seancës së 30 shtatorit ku dogjën karriget në oborrin e parlamentit.
Deputetët e përjashtuar që pritet të kthehen në Kuvend:
1.Gazment Bardhi, 2.Flamur Noka, 3.Bledion Nallbati, 4.Edi Paloka, 5.Saimir Korreshi, 6.Lefter Gështenja, 7.Luan Baçi, 8.Dashnor Sula, .9.Agron Gjekmarkaj, 10.Dhurata Çupi, 11.Xhelal Mziu, 12.Ina Zhupa, 13.Zheni Gjergji, 14.Helidon Bushati, 15.Lindita Metaliaj, 16.Ramadan Likaj, 17.Asllan Dogjani, 18.Qani Xhafa, 19.Flamur Hoxha, 20.Isuf Çelaj, 21.Kastriot Piroli, 22.Lodovik Hasani, 23.Kasem Mahmutaj, 24.Edmond Spaho.