zoom

Aktualitet

Gjykata refuzon kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, Laert Haxhiu për azil politik në Greqi.

Ai raportohet se është dërguar nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke.

Vendimi pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.

Avokatët e Laert Haxhiut kanë pretenduar se të riut rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri, si edhe “prej regjimit të kryeministrit Rama“.

Ata pretenduan se „Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen, duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve”, siç u shpreh mbrojtja përballë trupit gjykues.

Postime të lidhura