zoom

Aktualitet

Gjykata lë në burg Altin Çokun, mohon akuzat. Publikoi foton intime të të flijuarës Abedini

Gjykata e Tiranës sapo ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz, ku shkak u bë nxjerrja e fotos intime të viktimës në rrjetin social TikTok.

Teksa në shumicën e kohës mbante kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm.

“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët, pa identifikuar plotësisht personin tjetër. /ZOOM.AL/