Aplikacion
Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh. Gazetarja Klodiana Lala raporton se procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme. Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.
Po ashtu ajo raportoi se në seancë ishin të pranishëm ishin Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituat tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet. Blerim Shullazi ka thënë se: Jam me grip. Nuk dua të vizitohem”. Gjykata po ashtu ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.
Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi më regjimin ‘41 bis’. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.