zoom

Bota

Gjukanoviç ndërpret mbështetjen për qeverinë e Abazoviç, shkak marrëveshja me Kishën Serbe

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e Milo Gjukanovic vendosi që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazovic.

Ky vendim erdhi pas miratimit në qeveri të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

PDS-ja e konsideron këtë marrëveshje si tradhti dhe kërcënim të interesave shtetërore të Malit të Zi.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, u tha në njoftimin e PDS-së.

Menjëherë pas njoftimit të DPS-së, ka folur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka përshëndetur vendimin e kryesisë së DPS-së.

“Është përgjegjësi kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën mos e vështirëso situatën. Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, ka shkruar Abazoviç në Tëitter.

Pa mbështetjen e partisë Milo Gjykanoviç qeveria e Abazoviç e ka të pamundur të mbijetojë pasi nuk ka votat e duhura në parlament, por shpresë për ta mbajtur atë në këmbë janë partitë pro serbe të cilat mbështesin marrëveshjen.