Aplikacion
Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka theksuar absurdin që ndodh me rendin në vendin tonë.
“Imagjinoni t`i shkosh dikujt te dera per t`i marre leket dhe ta rrahesh per vdekje se nuk t`i jep, quhet “vrasje nga pakujdesia”, qe do te thote qe do dale nga burgu per aq kohe sa do rrinte po te kishte goditur nje lope aksidentalisht me makine.”- shkruan pedagogu Goci.
Sipas Gocit, gjobaxhinjtë që duket se kanë pushtuar qytetin e paqtë të Pogradecit, nuk janë të njëjtë me ato të ‘97 kur nuk kishte shtet, por janë njërëz që kanë mbështetjen e pushtetit.
Vdekja e Egli Progës u raportua fillimisht si aksidentale, por më pas policia zbuloi se 42-vjeçari ndërroi jetë pasi u konfliktua fizikisht nga Denis Meçe.
Ky i fundit dyshohet se vendosi “gjobë” xhiron ditore të biznesit në pronësi të Progës.