Aplikacion
Në një dalje për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj nuk i kurseu ironitë për SPAK, por edhe për gazetarët.
“Kishte një shtesë që SPAK kishte kërkuar informacion nëse ato ndërtime kishin mbrojtje nga zjarri. Nuk kemi humbur në shkeljet e gjykatave, kemi konstatuar shkeljet e gjykatave. Nuk është humbur lufta. Atë do ta fitojmë”, tha Gjokutaj.
Kurse në vendimin e GJKKO thuhet:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Berisha dhe Malltezi akuzohen për “Kompleksin Partizani”, por i kanë mohuar veprat penale të ngritura nga SPAK, e prej fundvitit të shkuar ndodhen nën arrest shtëpiak.