zoom

Të gjitha

Si rrallëherë Adele dhe Ed Sheeran kandidat për çmimin më prestigjoz

Adele, Ed Sheeran, Coldplay, Dave dhe Raye janë nominuar për çmimin prestigjioz “IvorNovello” për kantautorin më të mirë.

Ed Sheeran, i cili sapo fitoi një betejë për plagjiaturë, është në garë për tre çmime.Përveç tekstshkruesit të vitit, ylli ka dy këngë, Bad Habits dhe Shivers, për kategorinë PRS për muzikën më të performuar, e cila njeh këngën e dëgjuar më shpesh në radio dhe televizion në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Gjithashtu të nominuar në atë kategori janë Elton John dhe Dua Lipa’s Cold Heart; Little Bit Of Love i Tom Grennan-it; dhe David Guetta, Joel Corry dhe himni i kërcimit të Raye Bed./L.K

/Zoom.al