zoom

Të gjitha

Jo në Tv Klan por në Vizion Plus do të zbulohen talentet e reja

Mesa duket nuk do të jetë Tv Klan ai që do të ketë patentën e “Gjeniut të Vogël”.

Vizion Plus është ai që do të transmetojë emisionin më të bukur dhe më të ndjekur për fëmijë.

Zbulimi i talenteve të reja do të bëhet nga një juri shumë profesioniste. Bëhet fjalë për Adrian Hilën, Vikena Kamenicën, Bojken Lako, Olta Boka.

“Gjeniu i Vogël” do të nisë rrugëtimin më 8 Mars, në orën 21:00. Kujtojmë që prezantuesja e këtij programi do të jetë Jonida Vokshi, lajm të cilin moderatorja e dha së fundmi në rrjetin e saj social Instagram./L.K

/Zoom.al