zoom

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një emigranti nga Vendet e Treta në Korçë

Trupi i pajetë i një emigranti nga Vendet e Treta është gjetur në fshatin Drenovë, Korçë.

Trupi i refugjatit u gjet në rrugë nga banorë të zonës rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.