zoom

Aktualitet

Gjendet e djegur një makinë në Fushë-Krujë, dyshohet se u përdor në vënien e eksplozivit në Laç

Një autoveturë tip “Volksëagen pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.

Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe për të nuk ka pasur njoftim në sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë Krujë.

Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç.
Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.