zoom

Bota

Gëzuar 2024! Zelanda e Re, vendi i parë në botë që mirëpret Vitin e Ri

Viti i Ri 2024 trokiti!

Zelanda e Re është vendi i parë në botë që mirëpriti ndërrimin e viteve, me një spektakël fishekzjarresh në qiell.

Qytetarët kanë shijuar atmosferën festive në Auckland, duke mirëpritur vitin e ri me festë.

Shfaqja e fishekzjarrëve zgjati 5 minuta dhe shpërthyen më shumë se 500 kilogramë lëndë piroteknike.

Mijëra turistë vizitojnë Auckland çdo vit për të ndjekur nga afër spektaklin.