zoom

Politikë

Genc Sejko: Ai që votoi për Edi Ramën, sot kërkon largimin e Bashës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri zgjedh të votojë Edi Ramën dhe jo Lulzim Bashën në një sondazh online.

Provat i publikon Genc Sejko, i njohur edhe si “njeriu i memeve”. Në profilin e tij në rrjetin social FB, Sejko publikon një foto ku duket se Kulluri ka votuar për Ramën, në sondazhin me pyetjen: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, cilin do votonit për kryeministër, Ramën apo Bashën?

Në komentin që shoqëron foton e postuar, Sekjo shkruan: “Nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh largimin e Bashës, por largimin e këtij të fundit nuk mund ta kërkojnë ata që kanë votuar Ramën”.

Kujtojmë se Kulluri është një ndër emrat që ka kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.