Aplikacion
Rasti i fundit ishte ai i ditës së dielë ku kompania Wizz Air nuk i ka ulur pasagjerët e saj që udhëtonin drejt Madridit në Shqipëri por i ka mbajtur pasagjerët në ajër për rreth 3orë. Më pas fluturuan drejt Barit dhe avjoni u ul në Shkup, jo në destinacionin për ku pasagjerët ishin nisur, kjo gjë i ka shkaktuar atyre stres dhe pamundësi për tu akomoduar në hotele duke qënë se destinacioni i tyre ishte Shqipëria.
Por pavarësisht problemeve që ka shkaktuar, autoritetet shqiptare nuk ndërhyjnë me hapa ligjorë për të mbrojtur qytetarët nga dëmet që po u sjell kjo kompani.
Edhe gazetarja e njohur shqiptare Juli Xhokaxhi tregon eksperiencën e frikshme që i ka ndodhur me këtë udhëtim me kompaninë e Wizz Air :
“ Një ekpseriencë për mos u provuar. Pasi u nisëm me vonesë nga Madridi, u tentua ulja në Rinas, fluturuam drejt Barit, përfunduam afër mesnatës në Shkup. Lavdi zotit që kemi miq të mirë, që na siguruan hotel e automjete për tu kthyer.”
Problematikat e shpeshta të kësaj kompanie fluturimi janë përcjellë shpeshherë dhe nga Zoom.al, e cila ka treguar me transparencë të gjitha shqetësimet e qytetarëve.