zoom

In Zoom

Wizz Air dyfishon pasagjerët, por problemet nuk kanë të ndalur  

Linja ajrore  Wizz Air (WIZZ.L) transportoi 4.2 milionë pasagjerë në dhjetor, 58.4% më shumë se vit ii kaluar.

Numrat e dhjetorit e çuan ngarkesën e përgjithshme të pasagjerëve të linjës ajrore në 45.6 milion, që përfaqëson 86.7% të kapacitetit të vendeve, tha Wizz Air në një deklaratë. Një vit më parë shifrat ishin në 21.7 milionë.

Transportuesi me kosto të ulët Wizznjoftoi një mori zgjerimesh në dhjetor, duke përfshirë Milano – Jeddah dhe Romë – Riad, si dhe fillimin e fluturimeve nga Austria në Arabinë Saudite.

Zgjerimi është paralajmëruar edhe për Romën, Vjenën, Varshavën, Tiranën në Shqipëri, Kutaisin në Gjeorgji dhe Beogradin në Serbi për vitin 2023.

Për më tepër, ajo hapi një bazë në Suceava, Rumani, me avionët shtesë në të gjitha bazat që mbështesin rrugë të reja dhe frekuenca të rritura në 2023.

PROBLEMET

Por bashkë me numrin e pasagjerëve Wizz Air ka shtuar edhe atë të problemeve. Në Shqipëri, qytetarët denoncojnë thuajse ccdo ditë vonesa prej disa orësh. Në shumë raste ata janë lënë nëpër aeroporte të ndryshme të Europës, pasi kompania ka ndërprerë udhëtimin e kthimit për arsye të pashpjeguara. Jo në pak raste të tjera shqiptarët kanë përfunduar në aeroporte disa qindra kilometra larg destinacionit për të cilin kanë prerë biletat.

Kompensimet, në rastet kur ndodhin, janë qerasharake.

Në dhjetor, një avion i nisur nga Madridi me destinacion Rinasin përfundoi në Shkup. Pasagjerëve, atyre që kishin prerë biletat në faqen e WizzAir iu tha se do të mund t’u kompensoheshin vetëm 30 euro.

Shumica qëndruan në hotele, ku një natë kushton të paktën 50 euro. Disa të tjerë u detyruan ta bëjnë transportin me mjete private, duke shpenzuar dhjetëra apo qindra euro të tjera.

Po në dhjetor, një avion i nisur nga Franca dështoi të ulej në Rinas dhe u ul në aeroportin e Barit në Itali. Pasagjerët pritën mbi 6 orë në Bari, pa shpjegime.

Në të njëjtin muaj, kur lëvizjet janë më të shpeshta për shkak të pushimeve, të paktën 6 fluturime u ndërprenë në një ditë. Kompania tha se ishte për shkak të motit të keq, por në aeroportet ku do të duhej të uleshin avionët e saj puna vijoi normalisht atë ditë.

Kushtet e shërbimit lënë për të dëshiruar. Pasagjerët kanë raportuar me dhjetra herë nëpërmjet postimeve të videove në rrjetet sociale se avionët e Wizz Air fikin kondicinerët edhe kur temperaturat janë të larta nëpër aeroporte kur u është dashur të presin brenda avionit me orë të tëra.

PROBLEME JO VETËM NË SHQIPËRI

Wizz Air është përballur me kritika edhe në vende të tjera ku operon. Në Britaninë e Madhe mediat kanë raportuar me dhjetra raste kur ajo ka shkaktuar vonesa deri në 9 orë apo kur i ka pezulluar fluturimet pa u dhënë shpjegime personave që kishin prerë biletat.

Kompania u kritikua gjithashtu jo vetëm për kushtet me të cilat operon, por edhe për shkaqe të sigurisë. Një prej drejtuesve të saj u raportua t’u kishte kërkuar pilotëve të bënin orë shtesë, por sipas ekspertëve të sigurisë ajrore, kjo mund të sillte pasoja fatale. /Zoom.al