zoom

Politikë

Gazetari zë ngushtë Berishën: Me këtë logjikë, Rama e liroi dhëndrin tuaj…?! (VIDEO)

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha tha edhe një herë se masa e dhënë ndaj Ilir Beqajt është një amnisti e dytë ndaj ti, e urdhëruar nga Edi Rama.

Ish-kryeministri u shpreh edhe se SPAK komandohet nga Edi Rama dhe se prokurorët po përdoren si hanxhar të kryeministrit, e sipas tij, do të kenë fatin e këtij të fundit. Gazetari Osman Stafa iu drejtua me pyetjen, nëse sipas kësaj logjike, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, u lirua sot me urdhër nga Edi Rama?

“Dhëndri im ishte i burgosur politik. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte menjëherë në Strasburg. Ai u la arrest shtëpie. Ai nuk ka asnjë, zero… ata vetë nuk e kanë fajësuar. Pas tre vitesh hetimi nuk kanë arritur të gjejnë një fakt për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)