zoom

Aktualitet

Gazetari: Po jepen miliona në prag të lënies së pushtetit. Dikush t’ua lidhë duart

Pak ditë më parë qeveria i dha 3 milionë euro shtesë kompanisë Salillari që po kryen punimet në nënkalimin e sheshit Shqiponja.
Por Salillari nuk e vetmja kompani që po përfiton shuma të mëdha me negocim të drejpërdrejtë. Gazetari Klodian Tomorri ka renditur disa tendera që po bëhen me të njëjtën mënyrë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përpara 25 prillit dhe thotë se dikush duhet t’i ndalë.
Shkrimi i gazetarit:
KCK-ja ne veprim
1- Tender gati 3 milione euro pa gare i ARRSH per lotin 2 tek Unaza e re. Dhene me negocim te drejteperdrejte si shtese kontrate Salillarit. Se eshte pjese e veshtire shume kjo e lotit 2, kane dale gjera te paparashikura. Ka dale kucedra mes rruges dhe duhen paguar para shtese.
2- Tender 4 milione euro pa gare i ARRSh ne lotin 4 tek Kardhiq Delvine. Dhene me negocim te drejtperdrejte Cobialit si shtese kontrate.
3- Tre tendera te tjere ne radhe per tu bere brenda ketyre diteve, me po te njejten menyre.
4- Ka nje ligj qe i lejon keta te shtojne deri ne 20 per qind vleren e kontratave dhe po ja kercasin masivisht. Vetem neper rruge jane dhene dhe jane parashikuar te jepen mbi 13 milione euro me kete forme.
Kjo eshte KCK e paster. Kap ca te kapesh se s’dihet ca ndodh ne 25 prill. Dikush duhet t’ja u lidh duart ketyre se po prokurojne si ne kohe lufte.
Në një prononcim televiziv ai dha disa detaje të tjera.
“Ajo që po ndodh është një masakër e vërtetë, veçanërisht javët e fundit që po prokurohen kontrata marramendëse me disa milionë euro me negocime të drejtpërdrejta. Në këtë pikë do të ishte normale që qeveria të pezullonte çdo kontratë apo tender të këtyre përmasave veçanërisht të tenderave me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderat me negocim të drejtpërdrejtë duhen ndaluar me ligj para fushatave elektorale. Por besoj edhe kontratat e tjera të mëdha duhet të ndalohen deri në datën e zgjedhjeve për të parë pastaj se si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve, në këtë mënyrë edhe qeveria do të ketë më shumë moral për të negociuar dhe prokuruar tendera të reja. Vetëm në 3-4 javët e fundit ARRSH ka prokuruar dhe ka në plan të prokurojë mbi 13 milionë euro tendera me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë, në formën e shtesave të kontratës. Janë kontrata marramendëse. Pak ditë më parë u nënshkrua kontrata për Lotin 2 të Unazës së Re ku Salillarit ju dhanë edhe 360 milionë lekë shtesë. E njëjta gjë po ndodh edhe në rrugë të tjera të vendit, kjo duhet të ndalojë. Këto ngjarje në prag të zgjedhjeve i bën këto kontrata totalisht të dyshimta”,