Aplikacion
Futbollisti ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, por klubi i ka kërkuar të gjejë skuadër tjetër e të largohet.
Situata e mbrojtësit shqiptar është komentuar nga gazetari Giulio Cardon, i “La Repubblica”-s ka thënë për “Radio Sei”-n, i cili ka përdorur një gjuhë raciste ndaj shqiptarëve.
Ai theksoi se gjetja e gjuhës së përbashkët nuk duhet të ishte kaq e vështirë, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për një lojtar të nivelit më të lartë, por “për një futbollist shqiptar”.
“Sigurisht që Lacio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje.
Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje. Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, tha gazetari italian.
Skandali tek Onkologjiku/ Edmond Gashi rrëfehet në SPAK: Pacientët më vinin vetë (VIDEO)