zoom

Aktualitet

Gazetari i njohur deklaratë të bujshme: Si shefi i Agron Nezës më shantazhoi për 320 mijë $

Gazetari kosovar Milaim Zeka tha në media se një rrjet agjentësh shqiptarë, duke përdorur autoritetin si njerëz me lidhje me FBI-në dhe CIA-n janë munduar të marrin shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri dhe Kosovë.

Madje Zeka tregoi dhe një rast personal, kur Faik Ymeri, një person të cilën ai e cilësoi si shefin e Agron Nezës, i kërkoi 320 mijë euro dhe i bëri shantazh duke i thënë se ekzistojnë dosje për vrasje kundër tij.

Sipas Zekës, Faik Ymeri e bënte shantazhin në emër të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale Jack Smith, i cili aktualisht po heton në SHBA dosjen e Trump.

“I njëjti rrjet më kanë shantazhuar dhe mua si gazetar, kur e kanë kuptuar që unë jam duke i gjurmuar këta njerëz. Më kanë shantzahuar dhe më kanë kërkuar 320 mijë euro, duke thënë që ne kemi dosje për ty. Ky i Brukselit u lidh me mua Faik Ymeri.

Faik Ymeri është shefi i Agron Nezës dhe i atij që njihet si spanjolli.

Faik Ymeri përmes së bijës serbe janë munduar të më shantazhojnë se gjoja unë, pronarin e shtëpisë time në Prishtinë, e kam vrarë gjatë luftës dhe më pas i kam marrë shtëpinë pas luftës.

Imagjino deri ku ka shkuar sëmundja psikike e këtyre njerëzve.

Ajo që dihet është që Agroni e ka patur mik të ngushtë McGonigal. Unë kam shumë dyshime se me Charles ka qenë i lidhur dhe Faik Ymeri. Të gjitha këto mashtrime Faik Ymeri i ka bërë ekskluzivisht në emër të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, i cili është vendosur si prokuror për të hetuar Trump”, tha Zeka.