zoom

Aktualitet

Gazetarët e detyrojnë Blendi Gonxhen të pranojë rritjen e çmimit të patentës

Drejtori i DPTRRSH, Blendi Gonxhe, bëri një status të gjatë në rrjetet sociale, ato personale dhe ato të institucionit që drejton, për të përgënjeshtruar lajmin se çmimi i patentave  do te rritej duke nisur nga muaji mars.

Nuk vonuan pak orë dhe ai u detyrua ta hiqte postimin.

Por prej 4 ditesh nga ky fakt, ai ka nisur një fushatë mediatike, me dalje në cdo televizion që i hap ekranin, për të bërë sa më shumë zhurmë për të mbuluar lajmin se tani patentat nuk do të paguhen 40 mijë lekë, por 85 mijë lekë.

Nga një ekran në tjetrin, drejtuesit e emisioneve i dhanë mundësinë të shpjegohej. Gonxhe foli për informalitet dhe marrjen e patentave, por nuk mbajti përgjegjësi edhe pse provimet kontrollohen nga institucioni që ai drejton.

Në të gjitha daljet ai ka mohuar rritjen e cmimit, por sot në News 24, gazetarët në studio e detyruan ta pranojë, sië mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

http://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)