zoom

Bota

Gazeta gjermane akuza të rënda Kurtit: Po i shërben planit serb për destabilizim

Gazeta gjermane akuza të rënda Kurtit: Po i shërben planit serb për destabilizim

Gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka botuar sot një analizë pse u përshkallëzua situata në veri të Kosovës dhe kush ështe fajtor për trazirat që ndodhën.

Sipas gazetarit Martens që ka shkruar artikullin “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë”, faji gjendet te Kurti.
Me veprimet e tij, shkruan gazetari në artikull, Kurti po ia bën të lehtë presidentit të Serbisë që për deatabilizimin t’ia lërë fajin atij.

“…politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë”, shkruan në një paragraf gazetari Martens, për të argumentuar qëndrimin e tij.

Mënyra sesi, sipas gazetarit, Kurti po i lehtëson punën Vuçiçit për të fajësuar Kosovën në sytë e të gjithëve është duke penguar Asosacionin. Në këtë mënyrë, argumenton gazetari, Vuçiç e ka më të lehtë të destabilizojë vendin dhe fajin t’ia hedhë Prishtinës.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar. Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”, përfundon analiza e tij.