Aplikacion
Moderatori i tha aktorit se ai e ka ofenduar me fjalë të këqija gjatë gjithë kohës, ndërsa ky i fundit u shpreh “të kam nxjerrë nga vetja dy herë”.
“Ditën kur erdhe ti më tha “Po më preke edhe një hërë ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve”, tha Juli, ndërsa Meritoni u shpreh se ai është një aktorë shumë i mirë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe banori filloi që të “tallej” me Meritonin duke thirrur të dashurën e tij: “O Ilnisa, hajde e merre djalin se iku, doli nga vetja”.
Pjesë nga debati:
Juli: Me frena dore…
Meritoni: Ti ke dalë nga vetja në momentin që mu ke drejtuar me fjalët më të këqija. Ta kam sjellë qumështin, e ke marrë dhe e ke hedhë.
Juli: O Graciano, Meritonin unë e kam nxjerrë nga vetja 2 herë.
Graciano: Ouuu, kur?!
Juli: Ditën kur erdhe ti më tha “Po më preke edhe një hërë ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve. I tha Arbëri “çfarë i bën këtij më trego”, e kritikoj me fjalë i tha ky. Meritoni u bë tym.
Meritoni: Aktrimin e ke, nota 10-të.
Juli: O Ilnisa, hajde e merre djalin se iku, doli nga vetja.
Erjola: Mos del edhe sot nga vetja o Meriton.
Meritoni: O Jul Deda nuk të ec kjo lojë me mua.
Juli: Si është kjo lojë?
Meritoni: Ti je manipulues.
Juli: A je ti e vërteta në këtë vend?
Meritoni: Po flas për situata unë. Tregoj realitetin se ti manipulon vajzat. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike