Aplikacion
Ylli bashkëpunoi për këtë fushatë me drejtoreshën kreative të Swarovski-t, Giovanna Engelbert dhe u fotografua nga Mert Alas dhe Marcus Piggott. Fushata tregon Hadid në foto me ngjyra të ndryshme, e veshur me bizhuteri të shumëllojshme në secilën prej tyre.
Engelbert, drejtoreshë kreative, u shpreh se Bella Hadid përmbledh qëndrimin individualist dhe transformues të një brezi të ri global.
“Ajo është një personazh i shumëanshëm që i shmanget kutive të rregullave dhe konformitetit. Ajo shkon nga sportive në magjepsëse, ndërsa mbetet e njëjta vajzë – e njëjta Bella – me besim dhe autoritet. Në këtë kuptim, ajo i përcjell vlerat e Swarovski-t në perfeksion.”
Modelja bukuroshe ka folur për këtë bashkëpunim, që e bëri imazhin e ri të brand-it. Ajo vetë e quan Swarovski-n një markë të përjetshme dhe ikonike, sepse shkëlqimi i kristaleve të këtij brand-i i lë gjithkujt kujtime mbresëlënëse!/L.K
/Zoom.al
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë