zoom

Aktualitet

Furnizonin Tiranën me kokainë, si e drejtonte rrjetin e shpërndarjes polici i RENEA-s

SHÇBA, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për aksionin antidrogë, që u pasua me arrestimin e 5 personave, mes tyre një efektiv i RENEA-s.

Gjatë këtij aksioni mësohet se ka rënë në pranga efektivi i RENEA-s, Real Luli që sipas SHÇBA drejtonte rrjetin e shpërndarësve të kokainës që vepronte në disa zona në Tiranë.

Njoftimi

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

Real Luli 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA
Jurgen Luli 30 vjeç
Gertjan Harapi 26 vjeç
Gevi Spahia 27 vjeç
Ergi Sala 26 vjeç

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.