zoom

Aktualitet

Fshehje pasurie, SPAK zbut pretencën për ish-gjyqtarin e Lartë. Kërkon shërbim prove për Zenelajn

Shkon drejt fundit procesi ndaj një prej magjistratëve të lartë të drejtësisë.

SPAK dha pretencën dhe kërkoi 1 vit burgim për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i akuzuar për fshehje pasurie.

Në aplikim të Nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore.

Zenelaj është i pandehur për akuzën “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur”.

Vendimi pritet të jepet seancën e ardhshme, pasi të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse. Vettingu ka larguar prej kohësh nga sistemi për 15 vite Zenelajn, pasi gjeti problematika në çështjet e pasurisë. /ZOOM.AL/