zoom

Politikë

“Fshati po vdes prej politikave të qeverisë”- Tabaku rendit arsyet: Çmimet janë rritur

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka hedhur akuza se qeveria me politikat e saj po godet fshatin.

Ligjvënësia demokrate shprehet se çmimet janë rritur dhe se frutat e perimet sot kushtojnë më shtrenjtë.

Tabaku thekson se fshati po vdes duke shtuare se numri i krerëve ka rënë me 25% dhe se 20% e importeve është rritur me produkte bujqësore ndërsa 8% kanë rënë eksportet

“Pse ndodh kjo? Për një arsye shumë të thjeshtë; politikat e qeverisë”, shkruan deputetja e PD duke renditur arsyet.

Postimi i Tabakut:

Kush bën pazar e shikon që të gjitha çmimet jane rritur. Frutat, perimet sot kushtojnë më shtrenjtë. Pse kushtojnë më shtrenjtë? Megjithëse kemi 20% të ekonomisë sonë që vjen nga fshati.

Sot, fatkqesisht fshati po vdes! Kjo reflektohet çdo ditë; në tokat e punuara dhe të mbjellura, në numrin e krerëve që kanë rënë me 25%, në prodhimet që nxjerr sot fshati. 20% e importeve është rritur me produkte bujqësore ndërsa 8% kanë rënë eksportet. Pse ndodh kjo?

Për një arsye shumë të thjeshtë; politikat e qeverisë. Së pari, kanë hequr TVSH dhe rimbursimin e TVSH për fermerët dhe ka sjellë një rritje me 20% të gjithë çmimeve. Prandaj protestojnë sot fermerët që derdhin qumshtin në Fier, Lushnje e Gjirokastër.

Së dyti, 25% është zhvlerësuar euro dhe kjo ka bërë që produktet që vijnë nga jashtë të shiten më lirë se ato që prodhohen në vend. Toka e bekuar shqiptare me produkte Made in Albania fatkeqësisht nuk ia del me këto çmime.

Së treti, arsyeja kryesore lidhet me marrëveshjet që bëjnë grumbulluesit. Gjithmonë, shumica vuan dhe pakica përfiton. Kështu që sa herë të bëni pazarin e të kujtoni se përse çmimet janë rritur? Përse kushton më shtrenjtë? Mbajeni mend se fshati po vdes! Po vdes prej politikave të qeverisë.