zoom

Politikë

“Frikacakë”- Berisha: Fikën dritat në qytete të tëra që t’mos dëgjohet konferenca ime

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa po mbante konferencën e tij të jashtëzakonshme, ku foli në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion dhe pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, u shpreh se janë fikur dritat në qytete të tëra.

Berisha tha se kjo ndodhi në mënyrë që konferenca e tij për shtyp të mos dëgjohet nga qytetarët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos dëgjohet konferenca ime e shtypit. Frikacakë, urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar e dënoj. Terri është kriteri i tyre,”-  tha ish-kryeministri Sali Berisha.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, si edhe i ka bllokuar pasaportën duke mos e lejuar të dalë jashtë vendit.

Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas ku kishte shkuar të priste bashkëshorten e tij, Argitën, e cila po kthehej nga një udhëtim. Gjithashtu edhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./ Zoom.al