zoom

Aktualitet

Fotot/ Një kullë 56 kate buzë Lanës. KKT miraton lejen

Një tjetër kullë po zë vend në Tiranë. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një godine 56 kate buzë Lanës nën emrin “Lana Riverside”.

Sipas detajeve, subjekt ndërtues është Forever Construction, me pronar Lefter Sotën dhe do të jetë në formën cilindrike, në një lartësi 204.5 metra.

Ndërtimi do të kryhet në territorin ku dikur qëndronte universiteti UET.

Veç Lana Riverside e njëjta kompani ka marrë leje për dy kulla të tjera, një në Don Bosco dhe një tjetër në rrugën Brigada e Tetë. Sipas pasqyrave financiare të depozituar në QKB rezulton se kjo kompani është me kapital negativ në masën 7.9 milionë lekë, pra më shumë borxhe se sa asete.

Një tjetër kullë që u miratua më herët nga KKT, ishte “Barcelona”, e cila do të ndërtohet përbri Shtëpisë së Gjethes në qendër. Vendimi u shoqërua me debate dhe kritika nga ekspertë.