Aplikacion
Sipas raportimeve nga “Insadjeri”, mësohet se identiteti i të dyshuarit është Edmond Lajqi.
Ai tashme është arrestuar. mediat publikuan edhe fotot e gruas së vrarë dhe bashkëshortit të dyshuar për vrasjen e saj. Gruaja që mbeti e vrarë është Gjyljeta Ukella.
I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë ndodhet prapa hekurave. Policia e Kosovës ka arritur që shumë shpejt pasi ka ndodhur krimi ka arritur të kap autorin.
Zëdhënësi i policisë tha se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 08:05 minuta, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Vlen të ceket se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor në Pejë”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/