zoom

Aktualitet

Fotogaleri/ Kukësi mbulohet nga dëbora

I gjithë territori i Kukësit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m ka pasur dhe reshje bore.

Prefekti i qarkut, Agron Geca tha se “situata në qarkun e Kukësit është e qetë, ndërsa rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të qarkullueshme normalisht”.

“Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjence”, theksoi Geca.

Sipas tij, furnizimi me energji elektrike dhe më ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës.